2007-12-17 17:50:34

Sulme kundër të krishterëve në Turqi


(17.12.2007 RV)Turqia në qendër të vëmendjes së shtypit ndërkombëtar edhe për sigurinë e të krishterëve. Dje paradite, Eprori i Rojtarisë së Turqisë, atë Adriano Frankini u sulmua me thikë nga një i ri turk 19-vjeçar pas meshës, së kremtuar në një fshat të vendit. I riu është dorëzuar më pas në polici, ku ka deklaruar se është hakmarrë për kohën e gjatë që duhet pritur para se të kthehet në krishterim. Fjala është pa dyshim për katekizmin e detyrueshëm për çdo të krishterë, që dëshiron të marrë Sakramentet, në mënyrë që të dijë kuptimin e fesë dhe të kuptojë mirë arësyen që e shtyn për t’u bërë i krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.