2007-12-17 17:48:15

Kosova pa qeveri deri në kthimin e krerëve nga Nju Jorku


(17.12.2007 RV)Bisedimet për krijimin e koalicionit qeveritar në Kosovë janë ndërprerë derisa të kthehen nga Nju Jorku presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Ata do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të zhvillohet më 19 dhjetor, pra pasnesër. Gjithsesi, ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy partitë kryesore që do të formojnë koalicionin, akoma nuk është arritur marrëveshja e plotë për qeverisjen e vendit. Elementi i tretë i koalicionit është partia e afaristit Behxhet Pacolli, Aleanca Kosova e Re.







All the contents on this site are copyrighted ©.