2007-12-16 13:03:20

Në Portugali ndizen 10 milionë yje për paqen në prag të Krishtlindjes.


(16.12.2007 RV)Në përgjigje të fushatës së Karitasit portugez “10 milionë yje, një gjest paqeje’, mijëra qirinj u ndezën mbrëmë në qytetet e ndryshme të Portugalisë, si simbol koral për paqen në botë.
Të njëjtët qirinj do të ndizen rishtas natën e 24 dhjetorit në dritaret e shtëpive, për të treguar se banorët e tyre janë mbrojtës të vlerës së madhe të paqes në një botë që gjakoset ditë për ditë e që kërkon më kot të paktën një çast pa të shtëna armësh e pa njerëz të vdekur. Është e pesta herë që Karitasi portugez organizon një natë të tillë, me dëshirën që të kontribuojë për kulturën e paqes e të shrrënjosë përmasën konsumistike e materialistike që merr shpesh solemniteti i Lindjes së Krishtit.Lëmoshët që do të mblidhen nga blerja e qirinjëve, do të përdoren për të ndihmuar gratë portugeze në vështirësi dhe Angolën, në kuadrin e një projekti ndërkombëtar në ndihmë të vendit afrikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.