2007-12-15 17:28:58

Kremtimet liturgjike të Kohës së Krishtlindjes 2007-2008 që do të kryesohen nga Ati i Shenjtë.


(16.12.2007 RV)Kremtimet e mëdha festive, kryesuar nga Benedikti XVI do të nisin më 25 dhjetor: në mesnatën e Krishtlindjes, Mesha solemne në Bazilikën e Vatikanit; më pas Dita e Krishtlindjes, me bekimin ‘Urbi et Orbi’, që Papa do ta japë në mesditë nga lozha qëndrore e Bazilikës.
Më 31 dhjetor, në orën 18.00, gjithnjë në Bazilikën e Shën Pjetrit, Benedikti XVI do të kryesojë Lutjet e para mbrëmësore të solemntetit të Nënës së Zotit, pas të cilave adhurimi i Sakramentit dhe himni ‘Te Deum’, në përfundim të vitit civil.
Më 1 janar 2008 Papa do të kremtojë Meshën e solemnitetit të Nënës së Zotit, në përkim me Ditën e 41-të Botërore të Paqes me temë “Familja njerëzore, bashkësi e paqes”.
Meshë të tjera, të kryesuara nga Benedikti XVI, do të jenë ajo e orës 10.00 e së dielës, 6 janar, solemnitetin e Dëftimit të Zotit, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe e orës 10.00 të dielën e mëpasme, festa e Pagëzimit të Krishtit, në Kapelën Sikstine, me ritin tradicional të pagëzimit të fëmijëve. Së fundi, më 25 janar, Papa do të jetë në Bazilikën e Shën Palit për kremtimin e Lutjeve mbrëmësore, në festën e Të kthyemit të Apostullit të Popujve.







All the contents on this site are copyrighted ©.