2007-12-14 17:14:16

Imzot Gashi: shpresojmë që Kosova ta përcaktojë statusin në paqe


(14.12.2007 RV)Kisha katolike në Kosovë ka mbështetur gjithnjë një proces paqësor në përcaktimin e statusit të Kosovës. Në një intervistë për agjensinë vatikanase SIR, ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji përsërit edhe një herë këtë realitet dhe thekson se besimtarët katolikë luten që gjithçka të përfundojë në respektin e anasjelltë të të gjitha palëve. Kisha katolike, nënvizon ai, mbron të drejtat e të gjitha pakicave etnike në vend. Shpresën për një proces paqësor e shpreh në mikrofonin tonë edhe Kryeipeshkvi metropolit i Tivarit, imzot Zef GashiRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.