2007-12-13 18:43:15

Kosova lëkund koalicionin qeveritar në Serbi


(12.13.2007 RV)Kosova sjell erë krize edhe në qeverinë e Beogradit. Partia e presidentit Tadiç mbështet datën e zgjedhjeve presidenciale që u vendos dje, datën e 20 janarit 2008. Partia e kryeministrit Vojisllav Koshtunica do të dëshironte një shtyrje të zgjedhjeve, pasi nëse në janar Kosova shpall pavarësinë, ky akt mund të kthehet menjëherë në mundësi për Tomislav Nikoliçin, alfierin e opozitës më ultranacionaliste e revanshiste, që të ngrihet në rangun e presidentit nga zgjedhësit e zemëruar. Sondazhet tregojnë që për momentin, serbët kanë akoma dëshirë të integrohen në Bashkimin Evropian, gjë që i jep më shumë shanse presidetit aktual europeist Tadiç.







All the contents on this site are copyrighted ©.