2007-12-12 18:55:59

Përkujtohet sot Shën Gjovana Shantal.


(12.12.2007 RV)Zhanë Fransua Fremiò lindi në Dizhon të Francës më 28 janar 1572. Mbiemrin e ri e mori pas martesës me baronin Shantal. Zoti e bekoi ketë martesë me shtatë fëmijë. Si mbeti e vejë, Gjovana ia besoi veten Zemrës së Krishtit, duke e shkruar emrin e Zotit në kraharorin e vet, pranë zemrës, me hekur të skuqur. Nën udhëheqjen shpirtërore të Shën Françeskut të Sales, themeloi bashkëvëllazërinë e Vizitës së Virgjërës Mari tek Shën Elizabeta. Bijat e saj rregulltare njihen me emrin Vizitantinet. Vdiq në kuvendin që kishte ngritur vetë, në Moulë të Borgonjës, më 13 dhjetor 1641. Kujtojmë se ishte gjyshja e Mari de Rabutë-Shantal, markezë dë Sévinjé, autore veprës së famshme ‘Lettres’, që zë një vend të rëndësishëm në letërsinë epistulare franceze.







All the contents on this site are copyrighted ©.