2007-12-12 18:50:41

Ikona e Shën Marisë Sede Sapientiae nga shqiptarët tek rumunët. Me ne të rinjtë që do të takojnë Papën


(12.12.2007 RV) RealAudioMP3 Ditë të ethshme për studentët universitarë në Romë. Nesër ata do të takohen me Papën Benedikti XVI dhe pikërisht grupi shqiptar, që tashmë është i pranishëm në Qytetin e Shenjtë, do t’i dorëzojë të rinjve rumunë, ikonën e shën Marisë Sede Sapientiae (Seli e Dijes), e cila për gati një vit ka rrugëtuar nëpër dioqezat e Shqipërisë, aty ku ka universitete. Gjatë këtyre ditëve ata kanë marre pjesë në Kuvendin e katërt të universitarëve katolikë, që këtë vit reflekton mbi temat e bashkëpunimit dhe të zhvillimit shoqëror.
“Evropa dhe Amerika sëbashku për të ndërtuar qytetërimin e dashurisë”: kjo është tema që ka mbledhur në Romë 100 delegatë nga dy kontinente. Mëse 80 kapelanët e universiteteve. Është folur për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve evropiane dhe amerikane, për masterat që mund të frekuentohen nga studentë të kombësive të ndryshme, për misionin e përbashkët në zonat e planetit në rrezik. Objektivi i parë është të propozohet bota e katolikëve, mënyrat e tyre të sjelljes e të të menduarit në universitete, sipas rrugës së caktuar nga Papa, që pajton fenë me arësyen. Folëm sot me grupin e të rinjve nga Shqipëria, të shoqëruar nga don Dominik Qerimi, drejtor i Qendrës saleziane “Don Bosku” dhe përgjegjës i baritorisë universitare për Kishën në Shqipëri. T’i dëgjojmë…







All the contents on this site are copyrighted ©.