2007-12-12 18:15:35

Dy ipeshkvinj shqiptarë të pranishëm në audiencën e përgjithshme: imzot Zef Gashi dhe imzot Lucian Avgustini.


(12.12.2007 RV) Në audiencën e sotme të përgjithshme ishin të pranishëm dy ipeshkvij shqiptarë, kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi dhe ipeshkvi i Sapës, imzot Lucian Avgustini.
Prelatët shprehin, në mikrofonin tonë, emocionet e tyre për praninë në audiencë në një kohë të fortë kishtare, siç është Koha e Ardhjes. Ja si shprehet imzot Zef Gashi nga Sheshi i Shën Pjetrit, në sa në sfond të fjalëve të tij dëgjohen trokitjet e orës së madhe të Bazilikës Vatikanase, që duket sikur na kujtojnë rendjen e kohës e afrimin e shpejtë të Festës së Shpresës: RealAudioMP3
E pikërisht për shpresën vijon të flasë imzot Gashi, duke kujtuar enciklikën e dytë të Benediktit XVI ‘Spe salvi’ (Me shpresën shpëtuam):RealAudioMP3

Emocione të forta ndjen edhe imzot Lucian Avgustini, që takohet për herë të parë me Papën si ipeshkëv:RealAudioMP3
E më pas nga Sheshi i Shën Pjetrit, ku rreh zemra e Kishës katolike universale, ipeshkvi i ri i Sapës nis drejt Shqipërisë, drejt besimtarëve të tij, një mesazh për Krishtlindje:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.