(11.12.2007 RV)I lindur në Spanjë në vitin 305, Damazi qe i pari papë që mori
këtë emër, me të cilin mbajti tiarën nga viti 366 deri më 384. Pikërisht në kohën
e tij, me porosinë dhe përkrahjen e tij, Shën Jeronimi Iliras, emëruar nga Papa si
sekretar i posaçëm papnor, përktheu në latinisht varianitin e ri të Shkrimit Shenjt,
që njihet me emrin "Vulgata". Është përkthim i pashoq, që u bëri ballë shekujve e
që edhe sot e kësaj dite mbetet tekst bazë për të gjithë Biblistët. Ja si e kujtoi
Benedikti XVI këtë ngjarje, në katekizmin e audiencës së përgjithshme të 7 nëntorit
2007: “Në vitin 383, Shën Jeronimi u transferua në Romë: këtu Papa Damasi, duke
e njohur famën e tij si asket e kompetencën e tij si studiues, e zgjodhi sekretar
e këshilltar; i dha zemër të niste një përkthim të ri latin të teksteve biblike,
për përdorim baritor e kulturor”.Damazi papë vdiq në moshën e shtyrë, 80 vjeç
e, pas varrimit të përkohshëm në Rrugën Romake Ardeatina, reliket e tij u mbartën
në Kishën e Shën Lorencit in Damaso.