2007-12-11 18:03:47

Atentat i dyfishtë në Algjeri: mëse 60 viktima


(11.12.2007 RV)RealAudioMP3 Atentat i rëndë, i dyfishtë, në Algjeri. Sot paradite, dy autobomba shpërthyen në kryeqytetin e Algjerisë, duke shkaktuar vdekjen e 67 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, por bilanci nuk është akoma përfundimtar. Në shënjestrën e atentatorëve, selia e Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe Gjykata e Lartë e vendit. Ndër të vrarët edhe persona të stafit të OKB-së.
E gjithë bota, duke filluar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun i ka dënuar sulmet, që bëhen sërish në datën 11, ashtu si 11 shtatori 2001 në SHBA, ashtu si 11 marsi 2005 në Madrid. Atentatet janë shprehje e terrorizmit magrebin, siç na sqaron Luçano Ardezi, ekspert italian i Algjerisë dhe i Afrikës së veriut:
Që prej një viti, pas bashkimit të grupeve më radikale nën etiketën e Al Kaidës, ka lindur një ofensivë e re. Sidomos, ndryshimi më i madh qëndron në mënyrën si zhvillohen atentatet, nëpërmjet kamikazeve apo autobombave. Kjo është një risi për Algjerinë. Ndoshta atentati është bërë edhe sepse po afrohet festa e Kurban-Bajramit, që është shumë e rëndësishme në botën myslimane. Festa do të jetë pas 10 ditësh dhe është e qartë që vëmendja në këtë moment është përqëndruar mbi kurbanin.







All the contents on this site are copyrighted ©.