2007-12-10 19:09:12

Loreto kremtoi Solemnitetin e Ardhjes së Shtëpisë Shenjte.


(10.12.2007 RV)RealAudioMP3 U kremtua sot në Loreto (Itali) solemniteti i Ardhjes së Shtëpisë Shenjte. Sot paradite në Shenjtëroren mariane delegati papnor, kryeipeshkvi Gjovani Tonuçi, kremtoi një Meshë solemne, në të cilën morën pjesë përfaqësi të shumta të Armës së Aviacionit ushtarak. Kujtojmë se Zoja e Loretos është Pajtore e Aviacionit.Sipas traditës, Shtëpia e Zojës në Nazaret, e përbërë nga tre mure të thjeshta guri mbështetur në hyrje të një shpelle të zgavruar në shkëmb, pas dëbimit të të krishterëve nga Palestina nga ana e myslimanëve, u shpëtua prej rrënimit të sigurtë e përfundimtar dhe, në vitin 1291 u mbart në Tersat, në Kroacinë e sotme; ndërsa më 10 dhjetor 1294, pas një mbartjeje të dytë, u vendos në Loreto, ku vijon të jetë edhe sot.
Për këto mure, që të krijojnë atmosferë gati-gati legjendare, prelati i Vendit, kryeipeshkvi Gjovani Tonuçi, na kujton:

Përgjigje: - Kur flasim për Shtëpinë Shenjte, për këto tre mure misterioze, duhet të kujtojmë gjithnjë se ajo, që tradita popullore ka menduar, ka besuar e ka dashur deri tani, bëhet gjithnjë më tepër një realitet historik e arkeologjik. Jemi, pra, para Shtëpisë së vërtetë të Nazaretit, gjë që na e forcon edhe më shumë mahnitjen para këtij vendi, prej nga vjen mesazhi i heshtur i Marisë, që i ndryshoi rrjedhën historisë së njerëzimit!







All the contents on this site are copyrighted ©.