2007-12-09 12:12:20

Fjale e Zotit e dielës së dytë të Ardhjes “A”


(08.12.2007 RV)Dëgjues të nderuar ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Liturgjinë e Fjalës së Zotit të së dieles, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë Liturgjinë Hyjnore të dielës së dytë të kohës së Ardhjes, ciklit të parë, sikur quhet kjo kohë që paraprijnë dhe na ndihmon të përgatitemi shpirtërisht për festën e Krishtlindjes, do të thotë na ndihmon të bëhemi gati për ta pritur e pranuar Zotin në zemrën e jetën tonë.
Krishtlindja është festë e takimit midis dy lypsarëve: njëri lypësar dashurie: Zoti dhe tjetëri lypsarë paqeje: njeriu. Ia pra, porosia e së dieles së dytë të kohës së Ardhjes: Zoti po afrohet gjithnjë më tepër afër – pranë nesh, Zoti që na dëshiron, Zoti që na dashuron, Zoti që na kërkon është mbrapa portës ( derës) së qyteteve, fshatrave, familjeve tona e Ai vjenë vazhdimisht brenda plagëve tona, brenda mëkateve tona për të na çliruar, ripërtërijë për të na sjellur jetën e vërtetë e të plotë.
E gjatë përgatitjes sonë, në këtë diele na ndihmon figura e shën Gjon Pagëzuesit, pararendësit të Jezusit, dhe figura e Izaisë profet, i cili e parafoli ardhjen e Mesisë me paqen e të drejtësinë e Tij mbi rrënjët e të cilave do të ndërtohejë rend i ri i bashkëjetesës paqësore e vëllazërore, sikur shembulli i ujkut që do të banojë bashkë me qengjin, të viçit bashkë me luanin e tjera, për çka fletë leximi i parë i kësaj së diele, të cilin do të dëgjojmë më vonë.
Ardhja e Zotit pra, sjell shpëtimin për të gjithë mirëpo këtë shpëtim hyjnor duhet pranuar e përqafuar përmes pendesës, këthimit të zemrës sonë tek Zoti. përmes pajtimit me vëllezërit tanë, me anë të një jete të ndershme, të drejtë, të vërtetë, të mirë.
Fjala e Zotit e kësaj së diele na siguron se Shëlbimi i Zotit është për të gjithë njerëzit e shën Gjon Pagëzuesi bashkë me Kishën e të gjithë priftërinjtë kudo në botë, na tregojnë prezencën – praninë e Jezusit Zot porsi Qengjin e Zotit, shkakun, burimin e zanafillën e shenjtërimit tonë.
Tani ti dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele nga L 1: Is 11,1 - 10; Ps 72 (71); L 2: Rom 15, 4 - 9; + Ungjilli: Mt 3, 1 - 12, ta dëgjojmë Letrën që Zoti na dërgon për këtë të diele të dytë të kohës së Ardhjes në rrugën tonë drejt Shpellës së Betlehemit…RealAudioMP3 …e pasi degjuam leximet biblike te liturgjise se kesaj se diele, ja tani komenit apo homelia nga dom Marjan Paloka...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.