2007-12-08 18:28:24

Vullnetarët - protagonistë në hapjen e kremtimeve për 150-vjetorin e dukjeve të Zojës në Lurdë.


(08.12.2007 RV)Fjalët e Benediktit XVI në lutjen e sotme të Engjëllit të Tënzot arritën simbolikisht në Lurdë, ku kardinali Ivan Dias, prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, hapi zyrtarisht vitin jubilar të dukjeve të Zojës së Bekuar Bernardetës Subiru në Shpellën e Masabielës.
Duke filluar që sot e deri më 8 dhjetor 2008, në Lurdë do të kremtohet Viti jubilar në përkujtim të 150-vjetorit të dukjeve të Zojës së Bekuar në Shpellën e Masabielës. Kalendari i veprimtarive, që do të vijojnë dymbëdhjetë muaj me radhë, gjatë të cilëve parashikohet dyndja e 8 milion shtegtarëve – është shumë i pasur e i përqëndruar në 12 tipe misionesh, që do t’i kushtohen kryesisht të sëmurëve, të përjashtuarve nga radhët e shoqërisë, paqes, të rinjve dhe vullnetarëve. E – siç nënvizon një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit, pikërisht vullnetarët ishin protagonistët e hapjes së kremtimeve: 3.500 prej tyre morën pjesë në takimin ‘Kisha në mision ndërmjet njerëzve vullnetmirë”Kardinali Paul Jozef Kordes, kryetar i Këshillit Papnor Cor Unum, kremtoi dje për ta Meshën Shenjte në bazilikën e nëndheshme të Shën Piut X, ndërsa sot foli në Sesionin plenar të takimit ndërkombëtar “Enciklika ‘Zoti është dashuri’ dhe vullnetariati”.







All the contents on this site are copyrighted ©.