2007-12-07 16:01:27

Papa priti sot kryeministrin polak Tusk, metropolitin Kirill dhe ambasadorin e Izraelit Ben-Hur, në vizitë lamtumire.


(07.12.2007 RV)Sot paradite Benedikti XVI priti kryeministrin polak, Donald Tusk, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone, shoqëruar nga imzot Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet. Gjatë takimit të përzemërt – shkruhet në një komunikatë të Sallës së Shtypit të Vatikanit – u fol kryesisht për situatën në vend e, sidomos, për vlerat morale e fetare të krishtera, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së popullit polak. U cekën gjithashtu edhe marrëdhëniet e mira tradicionale ndërmjet Polonisë e Selisë së Shenjtë, që u thelluan posaçërisht gjatë papnisë së Gjon Palit II. U prekën edhe tema të tjera, si ajo rolit të Polonisë në Evropë e në botë. Gjithnjë sot paradite, Papa priti edhe ambasadorin e Izraelit, Oded Ben-Hur, në viztë lamtumire si dhe Metropolitin e Smolenskut dhe të Kaliningradit Kirill, drejtor i Departamentit të Patriarkanës së Moskës për Marrëdhëniet Kishtare të Jashtme.







All the contents on this site are copyrighted ©.