2007-12-07 16:02:10

Filloi stolisja e Bredhit të Krishtlindjes në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.


(07.12.2007 RV)Bredhi, i lartë 26 metra, me moshë 140 vjeçare, me peshë tri tonelata, ka ardhur sivjet në Sheshin madhështor të Shën Pjetrit nga Val Badia (Itali). I lartuar, si çdo vit, pranë Obeliskut, tani po stoliset për festë me zbukurime të vezulluese, realizuar nga vullnetarët e vendit prej nga ka ardhur. Të enjten, më 13 dhjetor, në Romë do të jetë i pranishëm një delegacion i Provincës autonome të Bolxanos, ndërsa më 14 dhjetor, do të vijë në Romë edhe ipeshkvi i Bolxano- Bresanones, imzot Vilhelm Emil Egjer, që do të kryesojë festën e përurimit të Bredhit me muzikë, këngë e valle tradicionale, luajtur nga kori dhe nga banda muzikore, ardhur enkas për këtë kremtim, një nga më të bukurit në prag të Krishtlindjes.Bredhi i parë i Krishtlindjes në Vatikan u vendos në vitin 1982, për t’u bërë, më pas, traditë e përvitshme. 26 herë me radhë ka ardhur nga vise të ndryshme malore të Italisë, 24 herë nga Austria e 21, nga Kroacia, por edhe nga Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Sllovenia e Republika Sllovake.







All the contents on this site are copyrighted ©.