2007-12-07 18:15:55

BE-ja dhe SHBA-të: Shqipëria të refomojë drejtësinë dhe të luftojë korrupsionin


(07.12.2007 RV)Komisioni Evropian dhe SHBA-të i kanë kërkuar Shqipërisë të realizojë sa më shpejt reformën e sistemit gjyqësor dhe të luftojë korrupsionin. Kështu janë shprehur në Konferencën kombëtare të magjistratëve shqiptarë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan dhe ambasadori amerikan, Xhon Uidhërs.
Raporti i organizatës “Transparency International” mbi korrupsionin e vendos Shqipërinë në vendet e para për mungesën e transparencës në botë. 71% e të intervistuarve kanë deklaruar se kanë paguar para nën dorë, sidomos për shërbime mjekësore. Shqiptarët zënë vendin e parë në botë për perceptimin se qeveria e tyre nuk është në gjendje të luftojë korrupsionin dhe 61% e tyre mendon se niveli nuk do të ndryshojë.







All the contents on this site are copyrighted ©.