2007-12-06 15:01:58

Më 14 dhjetor në Vatikan do të paraqitet një "Notë doktrinore mbi disa aspekte të ungjillëzimit".


(06.12.2007 RV)Të premten e ardhshme, më 14 dhjetor, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë do të paraqitet një ‘Notë doktrinore mbi disa aspekte të ungjillëzimit’, hartuar nën kujdesin e Kongregatës për Doktrinën e Fesë. Nota do të paraqitet nga kardinali Uiljam Jozef Levada, prefekt i dikasterit; kardinali Ivan Dias, prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve; kardinali Frensis Arinze, prefekt i Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve si dhe imzot Angjelo Amato, sekretar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.