2007-12-05 17:08:20

Serbët kërkojnë që Kosova të mos ndërhyjë në diskutimin e Këshillit të Sigurimit


(05.12.2007 RV)Serbia ka kërkuar që kosovarët të mos marrin pjesë në diskutimin mbi Kosovën, që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, më 19 dhjetor.
Pavle Jevremoviç, përfaqësues i Beogradit në OKB, i ka shkruar për këtë një letër presidentit të turnit të Këshillit, ambasadorit italian Marçelo Spatafora. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, prandaj nuk mund ta marrë fjalën në një debat në Pallatin e Qelqit.
Ngre zërin, i pakënaqur nga politika serbe ndaj Kosovës, edhe peshkopi ortodoks Artemije në një letër të hapur, botuar në gazetat lokale. Sipas tij, Beogradi duhet të organizojë manovra ushtarake në zonat afër Kosovës dhe manifestime të mëdha në sheshet e kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera, në mënyrë që të jetë e qartë për të gjithë sa e rëndësishme është Kosova për Serbinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.