2007-12-05 17:08:29

Dita Botërore e Vullnetarëve


(05.12.2007 RV)Kremtohet sot Dita Botërore e Vullnetarëve, caktuar nga OKB-ja për të vënë në dukje e vlerësuar rolin e vullnetarëve kudo që janë në bashkimin e shoqërisë, në fushën e solidaritetit e të edukimit ndaj barazisë dhe respektit për më të dobtit. Në mesazhin e tij, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun thekson se sfidat e botës së sotme, siç janë paqja, ulja e varfërisë, ndryshimet e klimës, nuk mund të përballohen globalisht pa ndihmën e vullnetarëve. Ndër ta, një vend të rëndësishëm zënë vullnetarët që punojnë në kuadrin e Kishës katolike, kudo në botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.