2007-12-04 17:58:00

CIA: Irani ka ndërprerë programin bërthamor në vitin 2003


(04.12.2007 RV)Shërbimet sekrete amerikane deklaruan se Irani e ka ndërprerë programin e tij bërthamor që nga vjeshta e vitit 2003, por për presidentin amerikan Bush ai mbetet një kërcënim serioz kundër paqes në botë. Lajmi nuk çudit Agjensinë ndërkombëtare për Energjinë Atomike në Vjenë, e cila ka vite që thotë të njëjtën gjë. Edhe në Republikën islamike, lajmi është komentuar me tone pozitive.

Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, presidenti rus Putin injoron shqetësimet e shprehura nga Roma, Berlini e Londra dhe i deklaron ato mëse demokratike. Ato kanë forcuar ligjshmërinë e parlamentit, sipas tij, dhe janë shenjë se populli rus dëshiron stabilitet. Por edhe organizmi kryesor i pavarur për monitorimin e zgjedhjeve, rusi GOLOS është shprehur se zgjedhjet nuk ishin të lira. E ndërsa presidenti francez Sarkozi përshëndeti nxehtësisht fitoren e presidentit Putin, kolegu amerikan Bush nuk deshi as t’i telefonojë atij.







All the contents on this site are copyrighted ©.