2007-12-03 18:40:50

Udhës së Betlehemit.


ë dashur miq që na ndiqni: po vijojmë ciklin e ri të emisioneve, të cilat do të na shoqërojnë, në sa ecim udhës drejt Betlehemit, për të takuar Krishtin, që do të lindë përsëri në grazhdin e përvujtë. Për ditën e dytë të Kohës së Ardhjes zgjodhëm një fragment nga homelia e Benediktit XVI në Meshën Shenjte, kremtuar dje në Spitalin romak të Shën Gjon Pagëzuesit, që drejtohet nga Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës:
[...]
“Të shkojmë me gëzim drejt Zotit. Me gëzim, sepse, si na e kujton Shën Pali, shpëtimi ynë është afër. Zoti po vjen! Me këtë bindje nisim ecjen udhës së Betlehemit, duke u përgatitur ta kremtojmë me fe të gjallë ngjarjen e jashtëzakonshme të Lindjes së Zotit. Gjatë javëve të ardhshme, ditë për ditë, liturgjia do të na japë mundësi të reflektojmë mbi tekste të Besëlidhjes së Vjetër, që na kujtojnë dëshirën e gjallë e të vazhdueshme me të cilën e pret populli hebraik ardhjen e Mesisë. Gjithnjë në lutje, ta përgatisim edhe ne zemrën tonë për ta pritur Shëlbuesin që vjen të na tregojë mëshirën e tij e të na dhurojë shëlbimin.
Pikërisht pse kohë pritjeje, Koha e Ardhjes, është edhe kohë e shpresës së krishterë. Kësaj shprese Ati i Shenjtë i kushtoi Enciklikën e tij të dytë, ’“Spe salvi”, (Me shpresën shpëtuam), në të cilën shkruhet: “Ne kemi nevojë për shpresa - të vogla e të mëdha – që ditë për ditë na ndihmojnë të ecim përpara. Por pa shpresën e madhe, që duhet të jetë mbi gjithçka tjetër, këto shpresa nuk mjaftojnë. E shpresa e madhe mund të jetë vetëm Zoti. Ai përfshin gjithë universin e mund të na propozojë e të na dhurojë atë që ne vetë nuk mund ta arrijmë kurrë.
Vetëm Hyji i shpresës mund të na mbushë me gëzim, paqe e fe!  







All the contents on this site are copyrighted ©.