2007-12-02 12:35:53

Sot është festa e Shën Bibianës.


(02.12.2007 RV)Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Bibianën, patrice romake, virgjër e martire; Shën Pimenin, martir dhe Shën Silverin, papë.
Po ndalemi më hollësisht tek figura e Shën Bibianës.
Emri Bibianë rrjedh nga Vivianë, që në greqisht do të thotë jetë = bios. Kështu emri i saj u bë sinonim i gjallërisë, shkathtësisë, i njeriut plot jetë. E lindur në Romë në vitin 352, Bibiana, sipas passio-s apo historisë së martirizimit të saj, shkruar në shekullin VII, është ndërmjet viktimave të persekutimit të të krishterëve në kohën e Julit, njohur me epitetin Apostati, apo Sakrilegji.
Virgjërës Martire, pasi e torturuan, për ta bërë të mohonte Krishtin, i prenë kokën. E sot kjo kokë ruhet në kapelën e të Kryqëzuarit në bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë dhe ekspozohet për besimtarët në ditët e krezhëmve si dhe më 2 dhjetor, në festën e saj.
Martirizimi i shenjtes ka frymëzuar shumë artistë, që kanë realizuar një numër të madh ikonash kushtuar Virgjërës Martire, e jo më pak devocionit popullor ndaj saj. Njihet si pajtore për ata që kanë dhimbje koke, ngerrçe, sëmundjen që në Shqipëri quhet "e tokës", alkoolizmit dhe aksidenteve. Shën Bibiana në traditën popullore ka edhe rëndësi meteorologjike. Thuhet se në ditën e festës së saj mund të bëhen parashikime se si do të jetë dimri në vijim.








All the contents on this site are copyrighted ©.