2007-12-02 12:35:38

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar.


(02.12.2007 RV) Sot, e Diela I e Kohës së Ardhjes, u përkujtuan edhe Shën Bibiana, matronë romake, Shën Pimeni, martir dhe Shën Silveri, papë
hënën, duke nisur vitin e ri liturgjik me Kohën e Ardhjes, rilind shpresa se Shëlbuesi do të vijë të na çlirojë, shpresë e cila ia përtrin fuqitë njeriut që beson në ardhjen e Mesisë. Kjo ardhje është vërtetë çliruese: na çliron nga sëmundjet fizike e shpirtërore, nga mëkati e nga vdekja. Kremtohet, të hënën, Shën Françesk Saveri, meshtar jezuit, apostull i Indive, Pajtor i Misioneve.
Në liturgjinë e festës së Shën Gjon Damashenit, meshtar e doktor i Kishës dhe të Shën Barbarës martire, të martën e ardhshme, kujtohet se Ai që u premtua, do të jetë i shguruari i Zotit, përplot me Shpirtin Shenjt e do të dijë t’i risjellë njerëzimit pastërtinë e krijimit: lum ata që i dëgjojnë fjalët e tij, që pendohen e kthehen në rrugën e Zotit.
Shumëzimi i bukëve e i peshqve është simbol i dhuratës së ardhshme të Eukaristisë: përmes kësaj dhurate, Jezusi jo vetëm që vijon të kryejë mrekulli e të shërojë të sëmurët, por rri me ne çdo ditë; e kështu mund ta parashijojmë sofrën e amshuar të Mbretërisë së qiellit. Këtë na kujton, të mërkurën, Shën Saba abat në festën e tij.
Të enjten, festa e Shën Nikollës së Barit, ipeshkëv i Mirës, liturgjia na kujton se të dëgjosh Fjalën e Hyjit, do të thotë edhe ta pranosh mesazhin e saj: kush, pastaj, e jeton, është si shtëpia e ndërtuar mbi shkëmb. Mund të ndodhin shumë gjëra në jetë, por në se i kemi rrënjët në Fjalën e Hyjit, do të mund ta jetojmë çdo ngjarje në mënyrë krejt të re. Të premten e ardhshme do të kremtohet festa e Shën Ambrozit, ipeshkëv i Milanos e doktor i Kishës. Na kujton se mrekullia e vërtetë e Jezusit, për të cilën na flet liturgjia, nuk është aq shërimi i verbërisë fizike, sa shërimi i verbërisë së zemrës: në se besojmë se zemra mund të ndryshojë, ai do të na e ndryshojë me të vërtetë.
Java mbyllet të shtunën e ardhshme, me Solemnitetin e Zojës së Papërlyer, që na shtyn të reflektojmë për mrekullitë e dashurisë së Hyjit. Që prej amshimit Hyji e zgjodhi Marinë si Nënë të Birit të tij; për ta kryer këtë mision, ajo u zu e pamëkat. Kjo do të thotë se për hir të Hyjit e për virtyt të Jezu Krishtit, Maria u ruajt nga mëkati i rrjedhshëm që nga zënia e saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.