2007-12-01 18:24:09

Fëmijët shqiptarë do të kurohen në spitalin e Vatikanit "Bambin Gesù"


(02.12.2007 RV)Marrëveshje e rëndësishme ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë, në fushën e shëndetësisë. Ambasadori shqiptar pranë Selisë së Shenjtë, z. Rrok Logu nënshkroi sot në Vatikan, në praninë e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone një marrëveshje me spitalin “Bambin Gesù” në Romë, ent i Selisë së Shenjtë. Marrëveshja parashikon shtrimin në këtë spital, që është një ndër katër spitalet më të mira pediatrike të Evropës, të të gjithë fëmijëve që nuk kanë mundësi të kurohen në Shqipëri. Gjithashtu, në marrëveshje përcaktohen edhe bashkëpunime për specializimin e mjekëve shqiptarë në Itali dhe për shkuarjen e mjekëve italianë të spitalit “Bambin Gesù” në Shqipëri. Marrëveshja nënshkruhet vetëm pak ditë para vizitës së ministrit të jashtëm të Shqipërisë dhe më pas të presidentit Bamir Topi në Vatikan e takimeve të tyre me Papën Benendikti XVI e me personalitete të tjera të Selisë së Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.