2007-11-29 19:24:07

Protesta e dalitëve të krishterë në Indi. Janë jashtë kastave.


(29.11.2007 RV)RealAudioMP3 Në Nju Delhi u zhvillua një manifestim i rëndësishëm, ku mijëra qytetarë indianë, të ashtuquajturit “dalit” apo “të paprekshmit”, protestuan kundër ndarjes së shoqërisë në kasta dhe lënies së tyre jashtë sistemit. Praktika diskriminuese që mbizotëron në Indi shpesh nuk u lejon atyre kthimin në krishterim ose në fe të tjera. Më 9 dhjetor, Konferenca Ipeshkvnore e Indisë dhe Këshilli kombëtar i Kishave në Indi ka organizuar “Të dielën për çlirimin e dalitëve”. Të dëgjojmë atë Jevendra Jandau, profesor i doktrinës shoqërore të kishës në Universitetin Gregorian të Romës:
Në Indi ekzistojnë katër kasta, që kanë karakter hierarkik. Ata që nuk bëjnë pjesë në këto kasta quahen “dalit” apo “të paprekshëm”. Ata që marrin pjesë në kasta nuk mund t’i prekin se përndryshe ndyhen. Prandaj dalitët janë të përjashtuar nga krejt sistemi shoqëror dhe diskriminohen në çdo veprimtari: në arësimim, në punësim, në dhënien e një copë toke për ta punuar. Së paku 70% e tyre janë të krishterë. Kur ndërrojnë fe, ndërrojnë edhe status shoqëror, prandaj krerët e kastave të larta nuk i lejojnë, e duan ta mbajnë indin shoqëror kështu siç është.

Nesër mblidhet Parlamenti i Libanit për zgjedhjen e presidentit. Më në fund kristiano-maronitët ranë dakord mbi kandidaturën. Duket se presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë gjenerali Mishel Sulejman.







All the contents on this site are copyrighted ©.