2007-11-29 19:18:32

Mbledhja e OSBE-së filloi me debat Rusi-SHBA


(29.11.2007 RV)Mëse 40 ministra të jashtëm nga 56 vende të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) kanë filluar sot takimin vjetor dyditor në Madrid. Fillimi i mbledhjes u zaptua krejtësisht nga debatet ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve. Nënsekretari amerikan i shtetit, Nikolas Bërns akuzoi Moskën se dëshiron të dobësojë misionin e ODIHR-it, organizmit të OSBE-së që monitoron zgjedhjet, duke mos lejuar praktikisht praninë e vëzhguesve në zgjedhjet parlamentare të 3 dhjetorit. Bërns nënvizoi se qëndrimi i Rusisë edhe për çështje të tjera po e bën të vështirë arritjen e konsensusit edhe aty ky më parë dukej evidente. Rusia e akuzon Uashingtonin se ka qenë frymëzuesi i vendimit të OSBE-së për të mos dërguar vëzhgues në zgjedhje.
I pranishëm në këtë takim është edhe ministri shqiptar i jashtëm Lulzim Basha, i cili do të flasë për bashkëpunimin e Shqipërisë me OSBE-në dhe për çështjen e Kosovës. Në fillim të vitit 2008, drejtimi i OSBE-së do t’i kalojë Finlandës.


Qeveria shqiptare miratoi sot marrëveshjen e ekstradimeve me shtetin italian.Vendimi u bë i ditur gjatë mbledhjes së qeverisë nga kryeministri Berisha. Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga vetë Berisha dhe homologu i tij italian, Prodi të hënën, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.







All the contents on this site are copyrighted ©.