2007-11-29 19:16:33

Dhoma italiane e Deputetëve votoi kundër ndarjes së Kosovës nga Serbia


(29.11.2007 RV)Pavarësisht nga opinioni i kryeministrit italian Romano Prodi, se procesi i pavarësisë së Kosovës është i pandalshëm dhe se s’mund të bëhet tjetër veçse të kontrollohet ai, Dhoma e Deputetëve në Romë, me një votim bipartizan miratoi dy mocione të paraqitura nga qendra-e majtë dhe nga Lega Nord, të cilat e impenjojnë qeverinë e Italisë që të mbështesë shtyrjen e bisedimeve serbo-kosovare derisa të arrihet një zgjidhje kompromisi. Mocioni i Lega Nord kërkon gjithashtu që Italia të mos njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Ndarja e Kosovës nga Serbia u dënua unanimisht.
 
Të gjithë të shqetësuar për gjendjen në Kosovë, pas dështimit të bisedimeve serbo-kosovare për statusin. Gjermania do të dërgojë 500 ushtarë shtesë, në kuadrin e përgatitjeve për trazira të mundshme pas 10 dhjetorit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet nënsekretarit të shtetit, Nikolas Bërns, shpresojnë se Rusia do të mbajë një qëndrim konstruktiv. Vetë Moska ka deklaruar se gjendja në terren është alarmuese e nëse i jepet pavarësia Kosovës, do të hapet vazoja e Pandorës.








All the contents on this site are copyrighted ©.