2007-11-28 17:32:12

Paraqitet në Vatikan mesazhi i Papës për ditën Ditën e 94-t Botërore të Emigrantit dhe të Refugjatit.


(28.11.2007 RV) “Të dashur të rinj emigrantë, përgatituni për të ndërtuar, pranë bashkëmoshtarëve tuaj, një shoqëri më të drejtë e më vëllazërore, duke i kryer me kujdes e seriozitet detyrat tuaja ndaj famijes e ndaj shtetit”. Këtë u kërkon Papa të rinjve emigrantë në mesazhin e tij për Ditën e 94-t Botërore të Emigrantit dhe të Refugjatit, që do të kremtohet më 13 janar 2008.
Studentët besimtarë, të cilët për arsye studimi jetojnë larg shtëpisë, Benedikti XVI i nxit në mënyrë të veçantë të thellojnë dijet e dashurinë për Krishtin dhe i porosit: “Duke ardhur nga kultura të ndryshme, por të bërë një, sepse i përkisni së njëjtes Kishë të Krishtit, mund të tregoni se Ungjilli është i gjallë e i përshtatshëm për çdo situatë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.