2007-11-28 17:31:46

Aktualiteti i Festës së Pavarësisë: reflektim nga profesor Willy Kamsi


(28.11.2007 RV)Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”. Formula e shpalljes së pavarësisë, që përkujtohet çdo 28 Nëntor, na nxit të meditojmë për fatet historike të Kombit tonë, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari. Një meditim i tillë na çon sa në 28 Nëntorin e 1912-tës, aq edhe në rrugën e përshkuar gjatë 95 vjetëve. E në sa kremtojmë për të 95-tën herë Ditën e Flamurit, nuk mund të mos e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë personale për ndërtimin e një Shqipërie-zonjë në logun e kuvendit të Kombeve, me bindjen se një Shqipëri e tillë nuk mund të ndërtohet vetëm me fjalë por, mbi të gjitha, duke e dashur vetveten. Por, për një reflektim mbi aktualitetin e disa hollësi historike të Festës, ju ftojmë të ndiqni reflektimin e profesor Willy Kamsit:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.