2007-11-27 16:11:31

Pak optimizëm në botën arabe për konferencën e Anapolisit


(27.11.2007 RV)RealAudioMP3 Filloi në Anapolis të Merilendit, konferenca e shumëpritur për paqen në Lindjen e Mesme, nën udhëheqjen e me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Xhorxh Bush. Në fjalimin e hapjes, Bush theksoi se nuk është aq e rëndësishme arritja e një marrëveshjeje, sesa rifillimi i procesit të paqes ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. Theksoi gjithashtu se ekzistenca e një shteti të pavarur palestinez do të forconte edhe pozitën e Izraelit në rajon. Në fakt, nga rajoni janë të pranishëm vendet arabe, ndër të cilët Arabia Saudite dhe Siria, që në shumicën e rasteve, nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, por janë gati t’i normalizojnë ato në këmbim të paqes. Delegacioni i Selisë së Shenjtë kryesohet nga imzot Pietro Parolin, nënsekretar për marrëdhëniet me shtetet në Vatikan.
Por si e kanë pritur konferencën në vendet përkatëse? Në Izrael, optimizmit të kryeministrit Ehud Olmert i kundërvihet oltrancizmi i krahut ekstrem të së djathtës. Në konferencë nuk është ftuar lëvizja integraliste palestineze Hamas, e cila ka deklaruar se nuk do t’i njohë rezultatet e takimit. Në Rripin e Gazës, Hamasi ka zhvilluar edhe një protestë para parlamentit. Sa do të mund t’i përcjellin popullit të tyre nga konferenca, kryeministri izraelit dhe presidenti palestinez? Të dëgjojmë opinionin e gazetarit palestinez, Samir Al Kariouti, korrespondent i radio-televizionit palestinez në Romë dhe opinionist i Al Zhazirës:
Të dy, që janë pengje të ekstremizmit, janë që të dobët. Abu Mazen nuk ka një bazë popullore që ta mbështesë, ka shumë divergjenca me Hamasin, që natyrisht e bëjnë edhe më të pafuqishëm në këtë konferencë. Nga ana e tij, Olmert përpiqet të arrijë vetëm një objektiv personal: të mbulojë falimentimin e tij në luftën e Libanit. Pjesëmarrja e vendeve arabe është e rëndësishme, por duhet të ndihmojë paqen e jo t’i bëjë një favor Izraelit, spese për të marrë pjesë të gjithë në fund të fundit nuk fitohet asgjë.







All the contents on this site are copyrighted ©.