(25.11.2007 RV)Atë Bernardin Palaj “Kah nata e vetme” Fragment
i poemthit homonim kushtue Atë Gjergj Fishtës në natën e vetme 1
...Ato kumbonë tue rá N’tanë at mraz e n’mâ t’mbramen
ditë t’Dhetorit Shpirtin ia kputne asaj Rozafës Ilire. Disi na u mtiz natyra
n’ata t’parë, 5 Si t’ishte kputë dishka nder tajët e saja; Po ashtû
shpirti na lshoi, Si t’dilte zâni se i diq Ora Kombit. Bite kumbona: Gjaku shkote
e vîte. Edhè ajo lpé, qi dirgjej permbí lume, 10 Drinit teposhte,
e mbi Vijosë t’pergjakshme, - Kurr mâ e randë as hijezezë se at ditë — Me ‘i
tis t’permortshem bjeshkë e vrrî i mblote; N’kater anët e Shqypnís E vranët
kjo e e lidhun permbi nierz vajtote, 15 Si stalagtitat qi kjason nder
shpella. Si i trembun vulgu i vogel, Njaj qi Ty t’kqyri dishka si ‘i profetë, A
si nji orë qi e ruete n’dallka t’jetës, Kobet e luftës e mraz e shpí harrue, 20
Aty-ktû neper rruga grumbullohej zêmervorfnuemi aj pa Ty i mjeri tue pershperitë
po at fjalë: diq Pater Gjergji! Shtang ngrîhej nieri e ftyrat bijshin dhé, Dhimben
me lot disi tu’ u rrekë t’a shfrejm, 25 Si gúr nder zemra pse ajo fjalë
randote; e prap e prap tue pvetun krye per krye, i thekun n’shpirt gjithkushi
fshâte e thote: “Edhe nji diell u fik sot mbi Shqypní! Diq ormadhi vjerrshtár,
po njaj vigani, 30 Qi n’gjuhë Zanash e Orësh aq shqyp na flitte, Per
Atme e Fé kur zêmrat né na i kallte”. Po, ka’ i bjen dielli anë e kand ktij dheu, Kûdo
qi bâte tym nji shpí shqyptare, Nji vorr t’çilun atë ditë n’truell t’shpís e kishte, 35
Vizak mun n’ballit t’votrës Fishten dekun. Flamujt nder shtiza u rrxuene!
E si ajo bleta, Qi vrumbullisë jasht’ zgjonit, Bramin e jetës kur don kush me
i a prishun, Ase nanen mbretneshë ndo ‘i dorë anmike 40 Mbrenda voshtinash
strukë don me i a çartun, Qashtû populli rrâni, i madh e i vogel, Ka’ ajo banesë,
kû angthi i jetës Ty t’xûni. Bite kumbona! Gjaku shkote e vîte; E pse s’na bâhej
fjalen me e besue, 45 As s’dojshim na me e ndie, se diq Poeti. Gojë
neper gojë persritej fjala e kobit; Krejt akull bâhej zêmra e jonë e shkreta; Edhè
ajo uzdajë e mekët, qi na kotllote, Pse qandra e zêmres prej uzdajësh po ishte, 50
Andej vorrin po nierin e percjellin Atje kû Feja n’ gzim t’ pasosun ndrrohet, Ato
kumbonë tue rá e fikshin, krejt e shueshin, Pse dielli e hana dritë per Ty mâ s’bâjshin. E
kshtû mâ e mbramja ditë per Ty u err, 55 Kur n’mal e n’fushë s’çilë
lule as zog s’kndon, Por dielli xânë e majet gjithkund xânë, E luftat n’kambë,
Poet, prej nesh Ti u dave. Si atë diten e Shna Ndout, kur n’sŷ t’shtatë krajlavet Lidhë
per atë shêj shelbimit i lír perhidhej 60 Mbas qinda vjetësh aj flamur
kuq e zí, E Ti Murgu, n’dritore dejë prej gzimit, Nji valle e kndojshe, kurr
mos me e harrue, Pse shoqen mâ s’i a ndien toka shqyptare. 65 Kurrkujë
s’i çohet e aq mâ pak Poetit! [.....] 19411 Nata e parë që i
vdekuri shkon në varr quhet ndër Malësorë “nata e vetme'.