2007-11-25 16:27:19

Do të publikohet më 30 nëntor Enciklika e dytë e Benediktit XVI, e titulluar “Spe salvi”, (Me shpresën shpëtuam).


(25.11.2007 RV)Të premten e ardhshme më 30 nëntor, do të publikohet Enciklika II e Benediktit XVI. Titullohet “Spe salvi” që do të thotë ‘Me shpresën shpëtuam’. Dokumenti papnor do të paraqitet në Sallën e Shtypit të Vatikanit në orën 11. 30 nga kardinali Zhorzh Kotje, teolog nderi i Shtëpisë Papnore, dhe nga kardinali Albert Vanhoj, profesor nderi i ekzegjezës së Besëlidhjes së Re pranë Institutit Papnor Biblik. Fillimisht teksti i Enciklikës do të publikohet në tetë gjuhët kryesore të botës: latinisht, italisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht e polonisht.Gati dy vjet pas Enciklikës mbi Dashurinë, ‘Deus caritas est”, tani Benedikti XVI na ofron enciklikën mbi Shpresën.







All the contents on this site are copyrighted ©.