2007-11-24 17:33:09

Vdekja e ringjallja në mitologjinë e gjallë të maleve.


(24.11.2007 RV)Nata e vetme *
Nata e parë që i vdekuri shkon në varr quhet ndër Malsorë “nata e vetme”. Kjo natë që i vdekuri duhet t’a kalojë në vetminë e vorrit, ësht rrethuar prej fantazisë popullore me kaq tmerr, sa Malsorët atë natë e kanë frigë më fort se vdekjen vetë; kështu që një nga bét më të rënda ësht ”Pasha natën e vetme”! Ky tmerr shkaktohet nga besimi i tyre i ngulur, i përbashkët si ndër muhamedanë ashtu dhe ndër të krishterë, që n’atë natë shpirti është i detyruar të qëndrojë afër kufomës së vet, të cilën e kundron me tmerr duke e parë sesi qelbet e të cilën të nesërmën duhet t’a lërë në gropë e të niset për të shtegtuar në gjith ato gjurma që pat rrahur për së gjalli, si në det ashtu dhe në tokë, e të kthehet pastaj sërish në varr, ku do të peshohet në peshojën e Shen Mëhillit dhe do të gjykohet.


* Mbledhur nga dr. Ernest Cozzi, prift misionar në malet e Veriut e më vonë, Delegat i Selisë Papnore në Shkodër. Fragmenti u shkëput nga përshkrimi i tij me titull “Credenze e superstizioni nelle Montagne dell’Albania”, botuar më 1914 në të përkohshmen “Anthropos” që delte në Vjenë.









All the contents on this site are copyrighted ©.