2007-11-23 18:16:42

Në Nazaret mbyllet Shpella e Lajmërimit të Zojës së Bekuar për të analizuar shkëmbin që duket se është dëmtuar.


(23.11.2007 RV)Në Nazaret, Shpella që, sipas traditës qe skena e Lajmërimit të Zojës së Bekuar, siç na e tregon Shën Luka, do të mbyllet për tre muaj. Në shpellë janë të dukshme shenjat e dëmtimit të shkëmbit, prandaj po bëhen analizat e duhura që të hartohet më pas plani e ndërhyrjes së mundshme për meremetimin dhe forcimin e shkëmbit. Për këtë arsye, shtegtarët nuk do të mund ta vizitojnë për tre muaj rresht Shpellën, që është një nga caqet më të dëshiruara në shtegtimet drejt Tokës së Shenjtë. Ndërkaq të dyja bazilikat kushtuar Lajmërimit të Zojës, do të vijojnë të jenë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të luten.







All the contents on this site are copyrighted ©.