2007-11-23 17:51:22

Në Liban shtyhet akoma zgjedhja e presidentit


(23.11.2007 RV)RealAudioMP3 U shty edhe një herë zgjedhja e presidentit të Libanit, parashikuar për sot. Do të bëhet më 30 nëntor, pavarësisht se mandati i Emil Lahudit skadon sonte në mesnatë. Akoma mazhoranca dhe opozita nuk kanë rënë dakord mbi kandidaturën e re, megjithëse se në vend ndodhen për të ndihmuar në këtë drejtim, tri ministrat e jashtëm të Spanjës, Francës dhe Italisë. Mazhoranca ka kërcënuar se do të ndërmarrë aksione legale nëse Emil Lahud nuk largohet nga detyra në mesnatën e sotme. Cilat janë skenarët që hapen për Libanin? Të dëgjojmë gazetarin Kamil Eid, i së përditshmes kishtare italiane “Avvenire”:
Mund të parashikojmë ruajtjen e status kuosë edhe për një javë ose dhjetë ditë, e pra, deri në përfundimin e Konferencës së Anapolisit mbi Lindjen e Mesme. Në mesnatë, Emil Lahud mund të emërojë kreun e forcave të armatosura në krye të qeverisë së përkohshme, në krah të kundërt me atë që njihet nga bashkësia ndërkombëtare, por që konsiderohet e paligjshme nga opozita pas dorëheqjes së gjithë ministrave shiitë.
Si mund të sillet lëvizja Hezbollah e cili është ekuilibri që e mban vendin?
Po themi se gjendja është e qetë, nëse lëvizja Hezbollah nuk do të fillojë manifestimet në sheshe. Duhet kuptuar se kush do të bëjë lëvizjen e gabuar, së cilës pala tjetër do t’i përgjigjet me një lëvizje po aq të gabuar. Natyrisht boshllëku frikëson. Tensioni është tepër i lartë e Libani ka qenë në qendër të vizitave nga e gjithë bota gjatë javëve të fundit. Shpresojmë që kjo vëmendje të mos bjerë, pasi vetëm kështu Libani do të jetë i sigurtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.