2007-11-22 17:59:00

Vdekja e ringjallja në mitologjinë e gjallë të maleve.


(22.11.2007 RV)Gurana ( Grumbuj gurësh ) në mitologjinë e gjallë të maleve1
Shpesh herë gjatë rrugvet e sidomos nepër shtigjet e rëpjeta të malevet shifen grumbuj gurësh mbi ndonjë shkëmb, ase gurë me vrima të varur mbi degë të shkorrevet. Këta gurë i hedhin ase i vjerrin udhëtarët e lodhur më fort në vënde ku çlodhen, duke besuar se kjo u a lehtëson të lodhëtit; veç kësaj, besojnë ngultas se atje ku kanë vënë gurin, do të vijë të prehet, pas vdekjes, shpirti shtegtar i tyre, i cili në jetën tjetër duhet t’ecë rishtas mbi të gjitha gjurmët që pat shkelur në ketë jetë tokësore.
  1 Mbledhur nga dr. Ernest Cozzi, prift misionar në malet e Veriut e më vonë, Delegat i Selisë Papnore në Shkodër. Fragmenti u shkëput nga përshkrimi i tij me titull “Credenze e superstizioni nelle Montagne dell’Albania”, botuar më 1914 në të përkohshmen “Anthropos” që delte në Vjenë.







All the contents on this site are copyrighted ©.