Papa përuroi selinë e re të zyrës së kardinalit Sodano.
(21.11.2007 RV)Nëpërfundim të audiencës së përgjithshme Papa përuroi
selinë e re të zyrës së kardinalit Angjelo Sodano, dekan i Kolegjit kardinalor. Përurimi
tingëlloi edhe si urim për ditëlindjen e Hirësisë së Tij që, më 23 nëntor, mbush 80
vjeç, duke kaluar kështu në radhët e kardinajve pa të drejtë zgjedhore. Më pas,
në Kishën e Zojës, Nënë e Familjes, pranë Pallatit të Governatoratit në Vatikan,
u shfaq një koncert me muzikë të luajtur në organo, për nder të ish-sekretarit të
Shtetit. Organisti Marko Bidin luajti pjesë nga Freskobaldi, Kabezon, Bah, Brahms,
Kuperin, Shlik e Araukso.