2007-11-20 17:41:51

Policia arreston 140 gazetarë në Pakistan


(20.11.2007 RV)Mëse 140 gazetarë që protestonin në Pakistan kundër kufizimeve të vendosura ndaj mediave nga regjimi i presidentit Pervez Musharraf janë arrestuar në Karaçi dhe Hiderabad. Në Karaçi, disa manifestues që u përpoqën të fillonin një marrshim proteste u plagosën në ndeshje me policët.
Ndërkaq, gjenerali do të betohet si president civil i Pakistanit, të premten ose të shtunën. Qeveria e përkohshme ka deklaruar se ka liruar 3 mijë opozitorë të arrestuar në protestat e mëparshme. Data e zgjedhjeve parlamentare është fiksuar 8 janari i vitit të ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.