2007-11-20 17:43:56

Në Bangladesh arrijnë ndihmat humanitare


(20.11.2007 RV)Vazhdon të rritet numri i viktimave nga cikloni Sidr në Bangladesh. Deri tani, shifra zyrtare flet për 3 mijë e 500 vetë, por numri mund të arrijë deri në 15 mijë. Ndërkaq, është vënë në lëvizje solidariteti ndërkombëtar. OKB-ja ka parashikuar ndihma për 6 milion euro e Bashkimi Evropian, SHBA-të, Arabia Saudite janë në vijën e parë për t’i siguruar popullsisë gjërat më të nevojshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.