2007-11-20 17:46:16

Kryeministri izraelit shpreson në marrëveshje me palestinezët brenda 2008-ws


(20.11.2007 RV)Kryeministri izraelit Ehud Olmert shpreson në një marrëveshje paqeje me palestinezët brenda vitit 2008. Kjo ide u shpreh sot gjatë takimit të tij me presidentin egjiptian Hosni Mubarak, në Sharm el-Sheik. Olmert premtoi se në konferencën e ardhshme të Anapolisit, që do të zhvillohet javën që vjen, izraelitët do të shkojnë me synimin për të filluar bisedime serioze dhe të vazhdueshme me palestinezët.

Takimi i Asean, Shoqatës se Kombeve të Juglindjes aziatike, përfundoi në Singapor, me nënshkrimin e një Traktati, që u jep 10 vende pjesëmarrëse, një kuadër institucional. Në veçanti, tani organizata do të ketë të drejtë të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.