2007-11-20 16:03:10

Imzot Miliore në OKB: tragjedia e Bangladeshit e bën edhe më urgjente sistemin e koordinuar për përballimin e katastrofave natyrore.


(20.11.2007 RV)“Tragjedia e Bangladeshit, shkatërruar nga cikloni Sidr, dëshmon se është e nevojshme të realizohet një sistem i koordinuar dhe efikas për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore”: kjo është thirrja që i bëri Bashkësisë Ndërkombëtare imzot Çelestino Miliore, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjte pranë OKB-së në Nju Jork, në një fjalim, mbajtur dje në Pallatin e Qelqit. Para se të fillonte fjalimin, prelati shprehu ngushëllimet e Selisë së Shenjtë për viktimat e ciklonit dhe kujtoi fjalët e Papës gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot të së dielës.







All the contents on this site are copyrighted ©.