2007-11-17 15:41:05

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 33-të gjatë vitit ‘C’:'Me qendresën tuaj do ta shpetoni jetën tuaj!'


(17.11.'07 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj heret do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 33-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Dëgjues të nderuar tashmë gjendemi te mbarimi i vitit liturgjik, e kështu edhe leximet biblike propozojnë tekste që na ftojnë të reflektojmë mbi udhën e gjatë që kemi bërë e pikësynimit drejt të cilit jemi prirur e orijentuar. Tekstet biblike që na propzon liturgjia e kësaj së diele, studiuesit e teksteve biblike, ekzegjetët i definojnë si “eskatologjike”, një fjalë kjo me prejardhje greke që do të thotë “ajo që ka të bëjë me realitetet e fundit” të njeriut e të botës. Përfundimi i vitit liturgjik, në të vërtetë, është si mbarimi i një bote që besimtari e ka jetuar me pjesëmarrje në eukaristi, në meshë të shenjtë, në dëgjimin e Fjalës së Zotit, në mbledhje me vëllezër e motra. E tani ka mbërrij momenti për të bërë një bilanc mbi këtë udhë të gjatë shpirtërore të të dielave.
Jezusi lajmëron fitoren e së mirës mbi të keqën. Zoti do të vijë për të gjykuar historinë e botës e shndërruar çdo gjë. Kështu, DITA E ZOTIT, vjen e bëhët momenti në të cilin gjithçka merrë kuptim e shndërrim: në atë ditë çdo njeri, çdo gjë do të dalë në dritën e Zotit. Kështu leximet biblike kësaj së diele, pra, na propozojnë për reflektim gjyqin e Zotit të cilin Malakia profet në leximin e parë të kësaj së diele e quan “ditë e Zotit”, duke e përshkruan si zjarr kozmik, si “furrë të ndezur flakë”. Gjyqi i Zotit është agimi i ditës së re që ngjyros çdo gjë me dritën e vet, është takimi përfundim e vendimtar i njeriut me Krijuesin e vet, me Zotin, takim ky që i jep domethënie, shije e bukuri tërë jetës njerëzore. Pra, leximet biblike pohojnë se jo vetëm njeriu por edhe bota, si vend i historisë njerëzore një ditë do të dëgjohet nga Zoti.
Si është e kur do të ndodhë, këte ne nuk e dijmë; po me siguri do të vijë dita e mbrame e gjyqit të Zotit sepse kështu na thotë vet fjala e Zotit. E Zoti nuk nuk gënjehet e nuk gënjen. Ti kërkojmë Hyjit të Gjithpushtetshëm të dijmë ta shenjtërojmë jetën e kohën që ka besuar me dashuri, e të jetojmë një jetë të qetë e të lumtur në harmoni e dashuri vëllazërore.Këtu mund ti dëgjoni leximet biblike dhe komentin……….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.