2007-11-17 15:52:49

Benedikti XVI Këshillit Papnor për Baritorinë e Shëndetit: “Ta mbrojmë gjithnjë jetën, sidomos atë të të moshuarve e të të sëmurëve.


(17.11.2007 RV)“Të mbrohet me guxim jeta dhe dinjteti i njeriut, posaçërisht në se është i moshuar ose i sëmurë”: për këtë bëri thirrje Benedikti XVI në fjalimin mbajtur sot para pjesëmarrësve të Konferencës Ndërkombëtare të Këshillit Papnor për punonjësit e shëndetësisë, me temë: “Puna baritore në mjekimn e të moshuarve e të të sëmurëve”. Papa kujtoi shembullin e paraardhësit të tij të dashur, Gjon Palit II i cili gjatë viteve të sëmundjes i nxiti gjithnjë mjekët të mos bien kurrë në tundimin e eutanazisë. Ishte një fjalim i pasionuar në mbrojtje të jetës, posaçërisht kur mosha e sëmundja e e bëjnë njeriun të ligësht. Benedikti XVI i nxiti shkencëtarët, mjekët e politikanët të mos harrojnë se tundimi i eutanazisë është një nga simptomat më alarmante të kulturës së vdekjes, që përparon sidomos në shoqërinë e mirëqenies. Benedikti XVI kujtoi fjalët e Gjon Palit II në Evangelium vitae e sidomos, shembullin që dha Papa Vojtila përballë moshës e sëmundjes, të cilat i përballoi me fe e guxim, deri në frymën e fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.