2007-11-16 18:32:28

Zgjedhjet në Kosovë. Krerët fetarë bëjnë thirrje për qetësi e dinjitet.


(16.11.2007 RV)Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të hënën rreth procesit të statusit të Kosovës, një ditë para takimit serbo-kosovar në Bruksel. Sipas gazetës “Fajnenshëll Tajms”, Bashkimi Evropian po përgatitet të marrë rolin udhëheqës në Kosovë pas 10 dhjetorit. Gazeta citon kryeministrin slloven, Janez Jansha, i cili ka deklaruar se Brukseli do të mbështesë pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës, por me disa kufizime më të mëdha në krahasim me planin e Ahtisarit. Sllovenia bëhet presidentja e radhës e Bashkimit Evropian që nga 1 janari 2008.
E nesër, në Kosovë zhvillohen zgjedhjet legjislative dhe administrative. Zyrtarët serbë nga Kosova e Beogradi u kanë kërkuar serbëve të vendit të bojkotojnë procesin e votimit. Ndërkaq, liderët fetarë të Kosovës kanë dalë me deklarata për zgjedhje dinjitoze e u kanë bërë thirrje qytetarëve të kenë parasysh momentin historik. Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga PrishtinaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.