2007-11-15 16:57:16

Kryeministri Berisha prezantoi sot Alibej kandidat për ministër të ri të drejtësisë


(15.11.2007 RV)Dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali i ka dhënë hov të ri debateve ndërmjet politikanëve në Shqipëri. Sipas opozitës, kryeministri Sali Berisha i ka dhuruar kokën e Rusmalit presidentit të Republikës, Bamir Topi, në mënyrë që ky të konfirmojë largimin nga detyra të kryeprokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku. Është pra thjesht luftë klanesh brenda mazhorancës dhe jo dëshirë për të luftuar korrupsionin.
Ndërkaq, vetë presidenti Topi ka deklaruar sot gjatë paraqitjes së një libri për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, se vendimi për Sollakun do të jepet sipas kushtetutës.
Qeveria e Tiranës rendit 36 persona në listën e zezë të financuesve të terrorizmit. Këta persona, kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, bëjnë pjesë në listën ndërkombëtare të atyre që financojnë Al-Kaedan dhe do t’u ndalohet me ligj investimi në Shqipëri. Ky vendim i Këshillit të Ministrave e rrit numrin e personave në listën e hapur që në vitin 2004, në 42 vetë. Po ashtu, janë shtuar në listë edhe gjashtë firma të tjera, duke e rritur numrin në 16.







All the contents on this site are copyrighted ©.