2007-11-15 17:33:50

Imzot Ravazi hap Konferencën ndërkombëtare të Projektit STOQ me temë. “Kush është njeriu?”.


(15.11.2007 RV)Sot, pranë Universitetit “Mbretëresha e Apostujve’ në Romë, filluan punimet e Takimit II ndërkombëtar të Projektit STOQ (Science, Theology and the Ontological Quest - Shkencë, Teologji dhe Kërkim Ontologjik). “Shkenca dhe feja në mijëvjeçarin e tretë: identiteti i embrionit” – kjo është tema e Kongresit ndërkombëtar mbi “Ontogjenezën dhe jetën njerëzore”.
Është një temë me rëndësi të madhe për mbarë shoqërinë, rreth së cilës do të shkëmbehen mendime për të arritur në përkufizimin e identitetit të embrionit. Prandaj gjatë Kongresit do të ballafaqohen fusha të ndryshme të diturisë në diskutimin mbi konceptet e individit e të organizmit, parë në këndvështrime të ndryshme, si ai biologjik, biomjekësor, filozofik, teologjik, bioetik e juridik.Kujtojmë se projekti STOQ është një program kërkimesh shkencore pasuniversitare, themeluar mbi bazën e bashkëpunimit të gjashtë universiteteve papnore, për të dhënë ndihmesën e vet në dialogun ndërmjet shkencës, filozofisë e teologjisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.