2007-11-15 16:53:47

Fillon heshtja zgjedhore në Kosovë


(15.11.2007 RV)Përfundon sot në mesnatë dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë. Të shtunën, rreth 1 milion e gjysëm votues do të zgjedhin parlamentin e ri, kryetarët e komunave dhe asambletë komunale. Për zhvillimet e fundit dhe për klimën që ekziston në vend dy ditë para datës së caktuar, të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina RealAudioMP3
Po afrohet dita e bisedimit serbo-kosovar në Bruksel. Javës që vjen, Treshja e negociatorëve përgatitet t’u propozojë palëve një tjetër mundësi, të ashtuquajturin “status neutral”. Ideja është që palët të merren vesh për një bashkëpunim ndërmjet tyre dhe ta përcaktojnë atë me norma e rregulla, pavarësisht se si do të jetë statusi i Kosovës në të ardhmen. Si Beogradi, ashtu edhe Prishtina, për arësyet që dihen tashmë, janë shprehur kundër propozimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.