2007-11-14 18:19:28

Vdekja e ringjallja në lirikën shqipe


(14.11.2007 RV) Martin Camaj ‘Krymbi i mëndafshit’
Fijet e bardha të mëndafshit ndahen prej zemrës së krymbit që vdiq vetëm në pallatin mbas malit. Asht koha e korrjeve: edhe ara xhveshet përpara dimnit plak….! Asht koha e pleqnimit më vete.
Nuk janë caqet që përcaktojnë kohën, por mosha e njeriut të urtë! Rëmimi fillon me nji gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s’më ndihu të shoh me kohë fillimin e sosjen e fijeve në gjalm e mbeta nën hijen e sendeve. Në vjeshtë kundrova besëlidhjen mes jetës e vdekjes prej punëve të parëve të mij që ruenin petkat e mira për mort e hynin në nji vorr brez mbas brezi: Eshtna ndër eshtna ndër shtresa petkash të leshta!







All the contents on this site are copyrighted ©.