2007-11-14 18:18:41

Nesër në Vatikan fillojnë punimet e Konferencës ndërkombëtare kushtuar punës baritore në mjekimin e të sëmurëve të moshuar.


(14.11.2007 RV)Do të përqendrohet tek të sëmurët e moshuar Konferenca XXII ndërkombëtare, organizuar nga Këshilli Papnor për punonjësit e shëndetësisë, që do të hapet nesër në Sallën e Re të Sinodit në Vatikan.Sot paradite, pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, kardinali Havier Lozano Barragan, kryetar i dikasterit papnor, u foli gazetarëve për ecurinë dhe përmbajtjen e punimeve, që do të vijojnë deri të shtunën, 17 nëntor, e në të cilat do të marrin pjesë, ndërmjet tjerësh, edhe përfaqësues të njohur të shkencës mjekësore.
 Vijojnë në Romë punimet e asamblesë ndërkombëtare të Bashkimit apostolik të klerit: përshëndetja e Papës
“Të dëgjohet zëri i priftërinjve dioqezanë – posaçërisht i atyre që jetojnë në kushte të vështira, e të mikpriten si vëllezër, duke u lutur për ta e duke u kujtuar ipeshkvijve se janë etër për meshtarët e tyre”. Me këtë frymë shërben që prej më se 150-vjetësh, Bashkimi apostolik i klerit, mbledhur këto ditë në asamblenë ndërkombëtare me temë “Kisha e veçantë”.Sot paradite, gjatë audiencës së përgjithshme, Papa e përshëndeti organizmin, duke uruar që ky realitet i rëndësishëm të kontribuojë për të mbajtur gjallë në shpirtin e meshtarëve, vetëdijen se janë të thirrur për të ecur në rrugën e shenjtërisë, kusht i domosdoshëm për të qenë shenjë e besueshme e dashurisë së Krishtit në botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.